Fjalë Kyçe

Lojtari po largohet nga Chelsea pas transferimit të ri

Lojtari po largohet nga Chelsea pas transferimit të ri

Olivier Giroud pranon se po e konsideron të ardhmen e tij në Chelsea pas mbërritjes së Gonzalo Higuain.

Kontrata e Olivier Giroudit skadon në verë dhe ka bërë me dije se po mendon për një kthim në Francë.

Sulmuesi francez ka shënuar një herë në 18 paraqitje në Premierligë në këtë sezon, andaj ai mund të largohet si lojtar i lirë me të përfundua ky sezon.

“Nëse klubi vendos të marrë një sulmues tjetër, si Higuain, me siguri do të errësojë të ardhmen time në Chelsea”, tha ai në Canal, përcjell lajmi.net.

“Unë kurrë nuk kam thënë asnjë për një kthim në Francë, Lyon dhe Marsejë janë dy klube të shkëlqyera, por prioritet është që të qëndroj në Premier Ligë.”, ka shtuar më tej Giroud.