Fjalë Kyçe

“Manchester United duhet ta përvetësojë sulmuesin Harry Kane”

“Manchester United duhet ta përvetësojë sulmuesin Harry Kane”

Ish-futbollisti Roy Keane ka kërkuar nga Manchester United që ta nënshkruajnë yllin anglez, Harry Kane.

Djajtë e Kuq kanë shënuar vetëm 10 gola gjatë nëntë paraqitjeve të tyre në Preimer Ligë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Klubi anglez e ka pasur të vështirë ta gjejë një zëvendësim që nga koha kur u largua futbollisti Romelu Lukaku.

Prandaj Roy Keane konsideron se është koha që Manchester United ta nënshkruajë yllin e Tottenhamit, Harry Kane.