Fjalë Kyçe

Manchester United e do Coutinhon e pakënaqur tek Barça

Manchester United e do Coutinhon e pakënaqur tek Barça

Manchester United ka kontaktuar agjentin e yllit të Barcelonës, Philippe Coutinho  për një kthim të mundshëm të brazilianit në Premier Ligë, raportojnë mediet spanjolle, përcjell Gazeta Alo.

Coutinho po kalon një periudhë të vështirë në “Camp Nou”, dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg Barcelonës.

Klubi nga “Old Traffordi” siç raportohet, do të provoj që ta bind ish-yllin e Liverpoolit që të transferohet tek ‘Djajtë e Kuq’.

Ndrëkohë, mësohet se Coutinho dëshiron që karrierën ta vazhdojë tek “Blaugranat”, dhe ai është duke tentuar që të rigjej formën e tij më të mirë. /Gazeta Alo/