Fjalë Kyçe

Manchester United nis negocimin me sulmuesin 90-milionësh!

Manchester United nis negocimin me sulmuesin 90-milionësh!

Manchester United po përgatitet për t’u përforcuar në sulm, nuk bëhet fjalë për një sulmues të parë, që mund të lidhet me largimin e Romelu Lukaku, por me një sulmues anësor, më saktë të të krahut të djathtë.

Media angleze “The Telegraph” ka bërë me dije se drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë hyrë në bisedime me Lille për të marrë shërbimet e Nicolas Pepe, i cili ndiqet prej kohësh nga Liverpool dhe Arsenal, madje së fundi edhe Napoli është në garë për të.

Lille kërkon 90 milionë euro për 24-vjeçarin, por palët ende nuk kanë filluar të flasin për shifra konkrete. Ka qenë vetë trajneri Solskjaer që e ka zgjedhur sulmuesin si përforcimin e duhur për të dhe tashmë pritet se çdo ndodhë deri më 8 gusht, ditë kur mbyllet merkato në Angli.

Pepe ka shkëlqyer sezonet e fundit tek Lille, teksa vitin e kaluar shënoi 22 gola dhe u zgjodh në formacionin më të mirë në Ligue 1.