Fjalë Kyçe

Martohet Ronaldo, zbulohen detajet e ceremonisë së fshehtë

Martohet Ronaldo, zbulohen detajet e ceremonisë së fshehtë

Mediat italiane po raportojnë se ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, është martuar sot me Georgina Rodriguezin.

Mediumi italian, ‘Novella 2000’, shkruan se sot (e mërkure) ka pasur një martesë të fshehtë mes yllit të Juventusit dhe të dashurës së tij.

Cristiano Ronaldo është martuar me të dashurën e tij, modelen Georgina Rodriguez, në një ceremoni sekrete në Maroko, ceremoni kjo e mbajtur larg gazetarëve.

Mediumi italian gjithashtu shkruan se kjo ceremoni u organizua nga miku i lojtarit, Badr Hari.

Kujtojmë që Ronaldo dhe Georgina kanë katër femijë dhe janë në lidhje së bashku për afro tri vite.