Fjalë Kyçe

Mbrojtësi i Kosovës ndahet me klubin e tij pas tetë vitesh

Mbrojtësi i Kosovës ndahet me klubin e tij pas tetë vitesh

Mbrojtësi vushtrrias, Ardin Dallku, është larguar nga Vorksla Potlava pas tetë vitesh qëndrim në këtë klubit.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Dallku, përmes një statusi në rrjetet sociale e ka falënderuar klubin e tij, shkruan Gazeta Sheshi.

“I kam kaluar tetë vite të jetës sime këtu. Faleminderit për përkrahjen pasi që këtu i fillova hapat e parë në karrierën futbollistike. Është shumë e vështirë që të them mirupafshim këtij klubit të jashtëzakonshëm”.

Faleminderit fansave për përkrahjen që më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time. FALEMINDERIT VORKSLA”, ka shkruar ai.

Ardini është vëllau i Armendit, që aktualisht luan te Prishtina. Dallku i ri ende nuk ka treguar se ku do ta vazhdojë karrierën.