Fjalë Kyçe

Medalistet e LE Minsk 2019 kërkojnë pikët e reja Olimpike në Grand Prix Budapest 2019

Medalistet e LE Minsk 2019 kërkojnë pikët e reja Olimpike në Grand Prix Budapest 2019

Medalistet e LE Minsk 2019 kërkojnë pikët e reja Olimpike në Grand Prix Budapest 2019, shkruan Gazeta Alo.

Kampionët tanë të xhudos do të vazhdojnë rrugën drejt normës Olimpike Tokio 2020, duke marrë pjesë në Grand Prixin e Budapestit, që mbahet prej nesër (e premte) deri të dielën.

Të tre medalistët tanë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, Majlinda Kelmendi (e artë), Nora Gjakova (e argjendtë), Loriana Kuka (e bronztë), si dhe Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të kërkojnë medaljet e reja.

Nesër në gara do të jenë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg). /Gazeta Alo