Fjalë Kyçe

Mediet spanjolle: Reali rindez interesimin për Icardin

Mediet spanjolle: Reali rindez interesimin për Icardin

Real Madridi ka rikthyer interesimin për yllin e Interit, Mauro Icardin.

“AS” shkruan se ‘Los Blancos’ sërish do të provojnë që ta bindin sulmuesin argjentinas.

Icardi edhe gjatë verës së kaluar, ishte cak i gjiganti spanjoll. Duket se skuadra “merenguese” nuk e ka ‘harruar’ argjentinasin, të cilin synojnë ta blejnë verën që vjen.

Real Madridi ende është në kërkim të pasuesit te Cristiano Ronaldos, i cili verën e kaluar iu bashkua Juventusit.