Fjalë Kyçe

Mediumi serb lavdëron Muriqin: Ai është Zoti i futbollit në Prishtinë

Mediumi serb lavdëron Muriqin: Ai është Zoti i futbollit në Prishtinë

Vedat Muriqi është lavdëruar nga shumë persona për paraqitjet e tij për Fenerbahcen dhe Kombëtaren e Kosovës, mirëpo lëvdata e fundit për të erdhi nga mediumi serb Blic, që e cilëson kosovarin “Zot të futbollit në Prishtinë”.

Vedat Muriqi ishte titullar në fitoren e mbrëmshme me rezultat 2:0 të Kosovës kundër Malit të Zi dhe ai arriti të kontribuojë me një gol gjatë pjesës së parë të ndeshjes, përderisa pati edhe tjera raste të tjera për të shënuar, transmeton Gazeta Express.

Qendërsulmuesi Muriqi ishte lojtari me vlerësimin më të ulët nga skuadra e Kosovës nga ndeshjes e kaluar sipas SofaScore (6.9), mirëpo mediumit serb Blic i bëri përshtypje paraqitja e kosovarit.

“Ky njeri është Zoti i futbollit në Prishtinë! Anglezët e kujtojnë mirë, stadiumi iu përkul dhe lavdërimet nuk pushuan. Vedat Muriqi është zot i futbollit në Prishtinë, dhe koreografia e veçantë e ka dëshmuar atë”, shkruan mediumi serb.

Tifozët “Dardanë” e kishin përgatitur një koreografi para fillimit të ndeshjes, ku përkrah një fotografie të Muriqit u shfaqën fjalën “Besa Besë”.

Muriqi ka luajtur në të gjashtë ndeshjet e Kosovës në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, duke kontribuar në këto ndeshje me katër gola dhe dy asiste, përderisa edhe është ndëshkuar dy herë me karton të verdhë.

Kosovari ka shfaqur formë të mirë edhe në Superligën e Turqisë me Fenerbahcen, për të cilët i ka shënuar tri gola dhe e ka asistuar një tjetër në shtatë ndeshjet e zhvilluara deri më tani.