Fjalë Kyçe

Menaxheri i udhëtimeve të Milanit, Gianluca Signorelli, për dy ditë radhazi ka qëndruar në Prishtinë

Menaxheri i udhëtimeve të Milanit, Gianluca Signorelli, për dy ditë radhazi ka qëndruar në Prishtinë

Menaxheri i udhëtimeve të Milanit, Gianluca Signorelli, për dy ditë radhazi ka qëndruar në Prishtinë.

Signoreli bashkë me organizatorin e ndeshjes së futbollit Ferronikeli-Milan, Agron Selimi, kanë vëzhguar hotelin e ambientet e hotelit Swiss Diamond ku do të qëndrojnë lojtaret e Milanos.

Ata po ashtu kanë ispektuar stadiumin Fadil Vokrri si dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku pritet të zbresin yjet e futbollit të ekipit të Milanos.

Zyrtarët ë klubit së bashku me organizatorin e lojës u takuan edhe me ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo SARDI.

Ndeshja e futbollit Feronikeli – Milano do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë më 10 gusht në orën 20 :45. /Gazeta Alo