Fjalë Kyçe

Mesazh madhështor i Plisave për shqiptarët e Malësisë së Tuzit në Mal të Zi (FOTO)

Mesazh madhështor i Plisave për shqiptarët e Malësisë së Tuzit në Mal të Zi (FOTO)

Tifozët e Prishtinës, “Plisat”, u kanë dërguar mesazh të fuqishëm mbështetës shqiptarëve në Malësinë e Tuzit që të votojnë më 3 mars për kandidatin shqiptar për kryetar të Tuzit.

Dje më 30 janar, u krijua Forumi Shqiptar me moton Malësia na Bashkon, si një listë e përbashkët zgjedhore e partive politike shqiptare në Tuz – Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptareve – UDSH.

Në prag të ndeshjës së basketbollit na kuadër të “Finale 8” ku Prishtina ndeshet me Yllin e Suharekës, “Plisat” në Palestrën e Sporteve në Rahovec e kanë shpalosur një transparent gjigant.

Aty shkruan: Malësia jeton, vepron, frymon dhe voton vetëm shqip.

Mbështetje shqiptarëve të Malësisë në Malin e Zi këto ditë po iu vijnë nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptarët.

Edhe reperi i njohir Rebel a.K.a Unikkatil sot e ka bërë një gjë të tillë.

Reperi ka përmendur edhe faktin që për herë të parë, të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi janë të bashkuar.

“VOTO 5- VOTO SHQIP. N’Malin e Zi për herë të parë bashkohen partitë Shqiptare bashk! Shumë me rëndësi populli me votu për Shqiptar (5) e jo me tradhëtu me Malazez/Boshnjak. Kush ka t’drejtë vote kthehuni votoni që me e fitu Malësinë Shqiptarët. Tag miqësinë prej Malit të Zi nëse nuk e shohin”, ka shkruar Unikkatili.