Fjalë Kyçe

Messi – Barcelona, kjo ndodh për herë të parë nga viti 2009

Messi – Barcelona, kjo ndodh për herë të parë nga viti 2009

Barcelona do ta fillojë sezonin e ri në La Ligë pa Lionel Messin.

Lionel Messi do t’i mungojë Barcelonës në duelin e parë të sezonit të ri në La Ligë kundër Athletic Bilbaos.

Ylli argjentinas nuk është në dispozicion për shkak të një dëmtimi, ka konfirmuar trajneri Ernesto Valverde.

Por, kjo është vetëm mungesa e tij e parë pas plot dhjetë vjetësh që Messi nuk paraqitet në xhiron e parë të një sezoni të ri në La Ligë, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Sport”, transmeton lajmi.net.

Ishte gushti i vitit 2009 kur Barcelona udhëhiqej nga Pep Guardiola dhe Messi mungoi në duelin ndaj Sporting Gijon për shkak të një dëmtimi.

Barcelona e fitoi ndeshjen me rezultat 3:0 me treshen ofanzive të përbërë nga Bojan Krkic, Pedro dhe Zlatan Ibrahimovic.