Fjalë Kyçe

Messi-Ronaldo, ja sa ditë punë u duhen për të paguar makinat luksoze

Messi-Ronaldo, ja sa ditë punë u duhen për të paguar makinat luksoze

Lionel Messi, Rodger Federer apo Cristiano Ronaldo janë disa prej sportistëve miliarderë të fiksuar pas makinave të shtrenjta.

Po ju njohim me disa prej makinave që ata kanë blerë dhe se sa ditë pune u duhen për t’i paguar.

Messit i duhen 118 ditë punë për të paguar makinën e tij “Ferrari 335 S”, e cila ka një vlerë 32 milionë euro.

Ronaldos i duhen vetëm 41 ditë për të shlyer vlerën e makinës “Bugatti”, që i ka kushtuar 11.5 milionë euro.

Ndërsa boksierit Flojd Mejuedhër, i cili është sportisti që ka fitim më të madh vjetor (258 milionë euro), për të likuiduar makinën “Bugatti”, i duhen më pak se tri ditë.

Tenistit Rodger Federerer i duhet më pak se një ditë pune për të paguar makinën e tij “Mercedes” që vlen 63.700 euro.

Zvicerani e ka pagën vjetore 69 milionë euro.