Fjalë Kyçe

Messi, Suarez dhe Griezmann i dhurojnë tri pikët e radhës Barcelonës

Messi, Suarez dhe Griezmann i dhurojnë tri pikët e radhës Barcelonës

Barcelona ka arritur të marrë tri pikë të plota në udhëtim e saj në Eibar, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së nëntë.

Ishin sulmuesit, Messi, Suarez dhe Gerizmann të cilët i siguruan fitoren e katërt me radhë skuadrës së Valverde.

Griezmann ishte ai i cili hapi serinë e golave qysh në minutën e 13-të të ndeshjes. Më pas Lionel Messi arriti të shënoj golin e dytë për Barcelonën, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Suarez me golin e shënuar në minutën e 66-të të ndeshjes.

Kjo ishte ndeshja e parë që nga ardhja e Griezmann, që treshja sulmuese MSG arrijnë të shënoj nga një gol në një ndeshje të vetme.

Me këtë fitore Barcelona tashmë zë vendin e parë me një pik më shumë të fituar se Reali, mirëpo që skuadra Madrilene ka një ndeshje më pak të zhvilluar.