Fjalë Kyçe

Messi zë faqet e para në shtypin spanjoll, ja çfarë shkruhet për të

Messi zë faqet e para në shtypin spanjoll, ja çfarë shkruhet për të

Lionel Messi ka zënë faqet e para të shtypit spanjoll, pas paraqitjes së jashtëzakonshme kundër Sevilla.

Argjentinasi shënoi tri gola dhe shtoi një asistim në fitoren 2:4 të Barcelonës kundër andaluzianëve, shkruan lajmi.net.

Messi gjithashtu regjistroi edhe golin e 650-të në karrierë, si dhe numëroi het trikun e 50-të, me golin e 36-të kundër Sevillas në 35 paraqitje ndaj tyre.

E kjo paraqitje sigurisht që bëri që emri i Lionel Messi të zë faqet e para të medieve si ‘Marca’ ‘Sport’ e ‘Mundo Deportivo’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha shkrimet nga top mediet spanjolle, për paraqitjen e Leo Messi.

Mundo Deportivo: Klasike nga Messi. Het Trik nga 10-shi fenomenal, dhe asistim për Suarez në fitoren 2:4 kundër Sevilla.

Sport: Çfarë ‘bishe’. Një het trik nga Messi ‘shuan’ La Ligan para ‘El Clasicos’.

La Liga nga ‘Twitter’ ka krahasuar Messin me personazhet e ‘Marvel’:

Dhe krejt në fund, perla vjen nga ‘Marca’ të cilët nuk gjetën fjalë por përdoren një fotografi për të përshkruar gjithçka:

Dita kur Messi do të largohet.