Fjalë Kyçe

Milan mposht Bologna si mysafir

Milan mposht Bologna si mysafir

Futbollistët e Bologna pësuan humbje sonte para shikuesve të vet në ndeshjen kundër Milan me rezultat 2:3.

Ishin mysafirët që erdhën shumë shpejt deri tek epërsia prej dy golash, duke paralajmëruar kështu se në këtë ndeshje ata kishin hyrë për fitore.

Piatek ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën 15, duke sjellë “rossonerët” në epërsi, ndërsa Hernandez shënoi në minutën 32 për rezultatin 2:0.

Vendësit tetë minuta më vonë ngushtuan disavantazhin në 1:2, me autogolin e Hernandez.

Në fillim të pjesës së dytë, Milan shënoi edhe një herë – kësaj radhe përmes Bonaventura për 3:1.

Skuadra e Bolognia deri në fund të ndeshjes shënoi edhe një gol përmes Sansone nga penalltia gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes, por kjo ishte e tëra që ata arritën të bëjnë në këtë ndeshje të vlefshme në kuadër të xhiros 16 në Serie A.

Milan renditet në pozitën e dhjetë në tabelë me 20 pikë, ndërsa Bologna mbetet e 12-ta me 16 pikë, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, Milan ka pësuar vetëm një humbje në 19 ndeshjet e fundit kundër Bologna. Humbja e fundit e “rossonerëve” ishte në janar 2016 me rezultat 0:1.