Fjalë Kyçe

Milani bën “çmenduri” për yllin e Napolit

Milani bën “çmenduri” për yllin e Napolit

Në vrazhdën e zërave rreth merkatos një lajm me të vërtetë i madh vjen nga Italia. Sot, është zbuluar se Milani po tenton të marrë shërbimet e Lorenzo Insigne nga Napoli.

Ka qenë gazeta napolitane “Il Mattino” që ka zbuluar se “Djalli” është duke shfrytëzuar momentin negativ të 27-vjeçarit për ta marrë në Milano.

Aktualisht Insigne është i pakënaqur tek Napoli, edhe në ndeshjen ndaj Atalanta ishte në stol, në “San Paolo” ka vetëm vërshëllima nga tifozët e tij dhe marrëdhënia me trajnerin Ancelotti nuk duket ideale.

Këto arsye dhe situata, kanë bërë që Milani të besojë se mund të arrijë tek sulmuesi shtatshkurtër. Sipas gazetës në fjalë Milani do të takohet me agjentin Mino Raiola, i cili do të udhëtojë drejt Napolit për t’i paraqitur ofertën për Insigne: Shërbimet e Suso dhe 40 milionë euro.

Në total, një shifër prej 80 milionë eurosh për italianin e Napolit, që klubi më herët e ka konsideruar të pashitshëm dhe vlera e tij është mbi 100 milionë sipas tyre. Gjithsesi situata mund të ndryshojë pas pakënaqësisë që ka krijuar lojtari.