Fjalë Kyçe

Milot Rashica vazhdon ta pushtojë shtypin gjerman

Milot Rashica vazhdon ta pushtojë shtypin gjerman

Çdo kush që fletë për sulmin e Werder Bremenit, zakonisht e përmend Max Krusen. Por, Milot Rashica tashmë është më i rrezikshëm. Në gjysmëfinalen e “DFB-Pokal” kundër Bayern Munich, shanset e skuadrës nga Bremeni ishin rritur edhe më shumë me prezencën e 22-vjeçarit në fushë.

Shkëlqimi i futbollistit nga Kosova mbrëmë në “Weserstadion” ka rënë në sytë e medieve të huaja, e madje edhe të mediumit gjerman, “Spiegel.de”, që i ka kushtuar një artikull të veçantë Rashicës.

Në ndeshjen paraprake kundër Bayern Munich, në Bundesliga, Rashica arriti ta bëjë mjaft mirë punën e tij, an ipse vetëm 178 centimetra i gjatë, ky fakt nuk është në disavantazh për kosovarin.

Kundër Bayern Munich, Rashica ishte i vetëm mes tre mbrojtësve bavarez, dhe bënte lëvizje mahnitëse.

Tashmë nëntë gola në vitin 2019

Kush flet për sulmin e Werder Bremenit, zakonisht përmend emrin e Max Kruses, apo atë të Maximilian Eggestein, ose ndoshta edhe 40-vjeçarin Claudio Pizarro.

Rashica i vetmuar, ka shënuar gola në ndeshjet zyrtare aq sa treshja e lartëcekur (9).

Zhvillimi i tij është i mrekullueshëm dhe erdhi shumë shpejt.

Para një viti e gjysmë, 22-vjeçarin nuk e njihnim.

Rashica është një futbollist që rrallë shihet në Bundesliga.

I lindur në Vushtrri të Kosovës, Rashica ka luajtur për vendlindjen e tij para se të transferohej te Vitesse në vitin 2015.

Kur erdhi në Bremen në vitin 2018, Rashica ishte ende i papjekur.

Ai bënte vendime të gabuara në fushë, sidomos në mbrojtje.

Përmirësimi në fazën defanzive

Në fillim të aventurës, Rashica luante rrallë për Werder Bremenin.

“Ai ka pasur për t’u mësuar në mbrojtje. Milot nuk e dinte se ai duhej të mësohej edhe për t’u mbrojtur”, kishte thënë ditë më parë trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt.

Fakti që Rashica është përmirësuar në mbrojtje, lë të nënkuptojmë se ai ka mësuar shumë nga bashkëlojtari i tij, Max Kruse.

Max Kruse përfiton nga forma e Milot Rashicës

Milot Rashica po luan në pozitë më të avansuar në sulm, duke u shkaktuar probleme të shumta kundërshtarëve në mbrojtje.

Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Bayern Munich, ku Rashica ‘shkatërroi’ mbrojtjen bavareze në krye me mbrojtësin Mats Hummels.

Padyshim, për Werder Bremen, lojtarët si Miloti janë elementarë.

Klubi gjerman i merr lojtarët e tillë, i bën yje e më pas i shet në çmime më të larta.

Me Rashicën, Werder Bremeni ka bërë ‘goditjen’ e duhur.