Fjalë Kyçe

Miloti me rekord të jashtëzakonshëm

Miloti me rekord të jashtëzakonshëm

Ylli i kombëtares së Kosovës Milot Rashica ka shkēlqyer në fitoren e skuadres së Werder ndaj Schalke, shkruan GazetaAlo.

Werder ka shënuar fitore me rezultatin 4:2.

Milot Rashica ka shënuar dy gola në këtë përballje dhe tani ka arritur në kuotën e pesë golave të shënuar.

Me dy golat e shënuar sonte, Rashica ka prekur rekordin, duke u barazuar me Lewandowskin, si dy lojtarët e vetëm që kanë shënuar nga pesë gola në Bundesliga në vitin kalendarik 2019. /GazetaAlo