Fjalë Kyçe

Mourinho vjen me deklarata interesante pas fitores kundër Fulhamit

Mourinho vjen me deklarata interesante pas fitores kundër Fulhamit

Jose Mourinho është shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij pas fitores 4-1 me Fulham.

Portugezi më në fund ka shijuar një ndeshje të qetë, pasi United u kthye në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0 në pjesën e parë.

“Jam i lumtur për rezultatin, paraqitjen e lojtarëve, shpirti i garës, tifozët, jam i lumtur për çdo gjë. Dhe nëse pjesa e dytë nuk ishte aq i mirë, unë fajësoj Ranieri-n, i cili përmirësoi ekipin e tij pas pushimit”, tha ai.

“Ai është një trajner i zgjuar, me shumë eksperiencë i cili di të lexojë ndeshjen. Ai bëri ndryshime dhe ne nuk e kishim aq të lehtë sa në pjesën e parë. Por edhe lodhja ka ndikuar”.

“Ka ndikuar lodhja e ndeshjes me Arsenal, si dhe mënyra se si luajtëm në pjesën e parë. E kuptoj shumë mirë pse pjesa e dytë nuk ishte aq e mirë sa e para”.

“Mata? Ai ka kualitet të padiskutueshëm dhe është një lojtar i zgjuar, i ndershëm dhe të gjithë ne kemi respekt për të.”