Fjalë Kyçe

Muhamet Dragusha: Guxim më shumë, të besojnë në cilësitë e tyre

Muhamet Dragusha: Guxim më shumë, të besojnë në cilësitë e tyre

Skuadra Kampione e Kosovës, Feronikeli do të përballet me The New Saints, në ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Trajneri dhe analisti i njohur i futbollit Muhamet Dragusha ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, për këtë përballje tejet të rëndësishme.

“FC Feronikeli në ndeshjen e parë u mundua të luaj një lojè me kundërsulme po ato ishin pothuajse asgjë hiq 2-3 gjysëm raste”, ka thënë fillimisht Dragusha.

“Pranuam një gol nga një gabim i madh i portierit që mendoj se ai gol në atë mënyrë nuk është dasht të pranohet po duhet kuptuar se është kompeticioni mè i madh që luhet në botë e sigurisht se edhe emocionet e tij ndoshta kanë qenë të larta edhe ska arrit ti kontrolloj mirë gjatë ndeshjes.
Pastaj goli i dytë erdhi si pasoj e kënaqësis së rezultatit pasi 1:0 nuk do ishte edhe keq për në Prishtinë.
Pas golit të dytë unë fillova ti shoh lojtarët tanë duke luajtur lojën e tyre me aksione të rrjedhshme të ndërtuara mirë nga mesfusha po mos harroj të përmend se futja në lojë e Malajt ishte vendimtare pasi morri lojën në dorë por ndoshta edhe menduan se skan çka të humbin u versulën me të gjitha forcat dhe arritëm diqka të jashtëzakonshme që deri 10’min e fundit as nuk e paramenduam këtë gjë”, ka deklaruar analisti i njohur.

Dragusha më tej ka folur edhe për mënyren se si duhet ti qaset kësaj sfide skuadra nga Drenasi për të shkruajtur historin.

“Mendoj se nesër në Fadil Vokrri i kemi të gjitha shanset për të shkruar histori pasi kemi një Ferronikel të motivuar nga ndeshja e parë, kemi shikuesit tanë që besoj do të jenë në numèr të madh për të mbeshtetur ekipin tonë. Me një lojë të mirë në mesfushë dhe krosime nga anash sigurisht se do arrijm rezultatin për të kaluar tutje.
Tashmë e njohim kundërshtarin, është më e lehtë të analizohen ata e sigurisht se trajneri Zekirija Ramadani dhe stafi tij këtë e ka specialitet”, ka thënë Dragusha për Gazetën Alo.

“Qysh në pjesën e parë mendoj që duhet të sulmojn sigurisht duke qenë të kujdesshëm në mbrojtje por edhe duke mos u shkëputur reparti i mesfushës, pasi në lojën e parë kjo shpesh ka ndodh gjatë ndeshjes. FC Feronikeli të ketë guxim qysh prej fillimi pasi të gjitha mundësit i ka për ta tejkaluar TNS”, ka përfunduar Muhamet Dragusha.

Feronikelit – The New Saints luhet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim prej orës 20:45.

Kujtojmë që takimi i parë, i zhvilluar në Wales, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.