Fjalë Kyçe

Muriqi: Dua të jem si këta tre sulmues

Muriqi: Dua të jem si këta tre sulmues

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë të gjatë për televizionin turk NTV.
Ai ka rrëfyer për gjithë karrierën e tij futbollistike, duke zbuluar disa sekrete.Muriqi ka thënë se për një dokument ka dështuar që të luaj për Kombëtaren e Turqisë, ngase atij i ishte kërkuar që të gjej ndonjë lidhje farefisnore me turq.Sa i përket formës së tij, Muriqi është shprehur i kënaqur por thotë se nuk do të ndalet me kaq.

“Do të doja t’i kisha aftësitë e disa sulmuesve të mëdhenj tek unë. Qetësinë e Ibrahimoviçit në fushë, konkretizimin e Lewandowskit dhe ambiciet e Cavanit”, ka thënë Muriqi.