Fjalë Kyçe

Musa Hajdari, i argjendtë në kampionatin ballkanik në Stamboll

Musa Hajdari, i argjendtë në kampionatin ballkanik në Stamboll

Atleti Musa Hajdari ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin ballkanik të sallës për senior, të mbajtur këtë fundjavë në Stamboll të Turqisë, shkruan GazetaAlo.

Hajdari fitoi medaljen në disiplinën 800 metra. Ai arriti në cak me kohë 1:49.31, vetëm 11 të qindtat larg normës evropiane.

Musa Hajdari është bursist Olimpik për Tokio 2020.
KOK përgëzon suksesin e Hajdarit dhe komunitetit të atletikës në Kosovë. /GazetaAlo