Fjalë Kyçe

Mustafi: Nuk do të shkoj në luftë me Arsenalin

Mustafi: Nuk do të shkoj në luftë me Arsenalin

Shkodran Mustafi ka thyer heshtjen dhe ka komentuar spekulimet rreth tij në Arsenal.

Shkodran Mustafi ka thënë se nuk do të fillojë një “luftë” me Arsenalin për të ardhmen e tij pas shumë spekulimeve gjatë afatit kalimtar të verës ku mbrojtësi ishte pranë largimit nga Emirates Stadium.

Trajneri Unai Emery kishte paralajmëruar Mustafin të gjejë një ekip të ri gjatë verës.

Por, pas qëndrimit të mbrojtësit në Arsenal, Emery tha se Mustafi mund të ketë të ardhme në klub para barazimit 2:2 me Watfordin.

Mustafi po ashtu bëri paraqitjen e tij të parë këtë sezon duke luajtur tërë ndeshjen në fitoren 3:0 ndaj Eintracht Frankfurt në Europa League, përcjell lajmi.net.

“Kurrë nuk kam qenë në mesin e atyre që fillojnë një luftë sepse diçka nuk funksionon”, deklaroi ai.

“Gjithmonë kam thënë, nëse është e mundur jam i gatshëm të bëjë hapin tjetër. Nëse jo, do të vazhdoj të luaj futbollin tim. Babai im, që është edhe menaxher i imi, ka biseduar me klubin. Jam futbollist i Arsenalit dhe kam edhe dy vite në kontratën time”, theksoi Mustafi.