Fjalë Kyçe

“Na rrahën edhe para ndeshjes, kjo ka qenë e orkestruar”

“Na rrahën edhe para ndeshjes, kjo ka qenë e orkestruar”

Trajneri i Fushë Kosovës, Qëndrim Kida ka reaguar pas dhunës që u shfaq në ndeshjes e Ligës së Parë në mes të Vushtrrisë dhe Fushë Kosovës. Përveç grushtave dhe shqelmave që u panë gjatë lojës, Kida thotë që Vushtrria përdori dhunë edhe para ndeshjes, u sulmua Visar Gojnovci.

“Në momentin që kemi hy në stadium, kur lojtarët dolën për ta parë fushën, drejtori i klubit të Vushtrrisë dhe disa njerëz tjerë e kanë sulmuar Visar Gojnovcin dhe disa futbollistë tjerë. Kjo ka qenë e orkestruar. Aty ishin prezentë edhe kryesia e Vushtrrisë dhe lojtarët e vjetër të kësaj skuadre. Qëllimi i tyre ndoshta ka qenë që me na frikësu para ndeshjes. Paramendoni ata janë në vend të parë dhe nuk i rrezikohet kjo pozitë. Edicionin e kaluar Vushtrria erdhi te ne fituan 2-0 dhe i kemi pritur shumë mirë”, deklaroi për Kida për Indeksonline.

Sa i përket goditjes së fuqishme që morri Arbenit Krasniqi nga mesfushori i Vushtrrisë, Besart Veseli, trajneri i Fushë Kosovës thotë që lojtari i tij shpëtoi me fat sepse ka mundur të pësonte thyerje të brive.

“Gjatë ndeshjes, Besart Veseli ka qenë jashtë kontrollës. Në momentin kur lojtari ynë ka ndërhy në të, ai është ngrit dhe e ka goditë, më pas gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë. Besarti më pas e ka sqelmu në shpinë Arbenitin, dhe fatmirësisht ka shpëtu mirë sepse nga goditja e fortë ka mundur të pësonte thyerje të brive. Unë kurrë nuk e kam parë në futboll një sjellje të tillë”, u shpreh Kida.

Vushtrria në fund e fitoi ndeshjen 1-0.