Fjalë Kyçe

Ndryshon forma e shitjes së biletave për ndeshjen Çeki – Kosovë

Ndryshon forma e shitjes së biletave për ndeshjen Çeki – Kosovë

Federata e Futbollit të Çekisë i ka tërhequr nga shitja online, biletat për ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës.

Kjo federatë shkruan se pas një numër informacionesh dhe nga konteksti i tyre, e sheh si me rrezikshmëri të lartë ndeshjen me Kosovën.

Kjo ka bërë që në ndeshje e ardhshme kualifikuese për Euro 2020 kundër Kosovës, duke ndryshuar edhe strategjinë e shitjes së biletave për këtë ndeshje.

Pra vetëm tifozët çek mund të marrin biletat direkt në zyrat e biletave të Doosan Arena në Plzen. Shitja do të fillojë nga 23 tetori 2019 dhe një tifoz i vetëm do të jetë në gjendje të blejë maksimumi katër bileta.

Tifozët çekë do të jenë në gjendje të blejnë bileta për ndeshjen e kundër Kosovës duke paraqitur një ID të vlefshme deri më 23 tetor në zyrat e biletave të stadiumit në Plzen ngjitur me dyqanin e tifozëve.

Do të jetë e hapur çdo ditë të javës nga 9 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite dhe në ndeshjet në shtëpi të FC Viktoria Plzeň.   Biletat janë të destinuara vetëm për tifozët çekë.

Në ditën e ndeshjes ajo do të kontrollohet nga shërbimi organizativ edhe kur të hyni në stadium, kështu që do të jetë e nevojshme të bartni një dokument identiteti.

“Ne e kuptojmë që duke ndryshuar shitjet e biletave në minutën e fundit mund të shkaktojmë disa komplikime te tifozët, dhe kërkojmë falje shumë për këtë”.

“Nga ana tjetër, siguria e të gjithë lojtarëve dhe spektatorëve vjen së pari dhe ne dëshirojmë që ndeshja të kalojë pa asnjë problem”.

“Pa këtë hap, sipas informacioneve të fundit, rreziku do të ishte i lartë”, ka thënë menaxheri i ekipit të futbollit Libor Sionko.

Tifozët kosovarë mund të blejnë bileta në sektorin e tyre vetëm përmes Federatës së Kosovës – ku janë 627 vende të rezervuara për sektorin mysafir dhe 300 bileta të Kategorisë I, siç përcaktohen nga rregulloret e UEFA-s.