Fjalë Kyçe

Ndryshon lista e futbollistëve më të shtrenjtë në histori të futbollit

Ndryshon lista e futbollistëve më të shtrenjtë në histori të futbollit

Antoine Griezmann u transferua nga Atletico Madridi te Barcelona për 120 milionë euro duke u bërë transferimi i pestë më i madh i të gjitha kohërave.

Pas shumë spekulimeve, Barcelona është pajtuar të paguajë klauzolën prej 120 milionë euro futbollistit francez, që hyn në listën e më të shtrenjtëve në sportin më të dashur në botë.

Me një transferim 120 milionësh, Griezmann ka lënë pas tij emra të mëdhenj, si Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba.

Lojtari më i shtrenjtë vazhdon të mbetet Neymar, për të cilin PSG ka paguar 222 milionë euro në vitin 2017.

Renditja vazhdon me Kylian Mbappe dhe Philippe Coutinho.

Se kush janë dhjetë futbollistët më të shtrenjtë në botë, e mësoni përmes fotografive në pjesën e mëposhtme.