Fjalë Kyçe

Në bileta shkruhet se ndeshja fillon në orën 18:00 – sqarohet FFK

Në bileta shkruhet se ndeshja fillon në orën 18:00 – sqarohet FFK

FFK-ja ka treguar arsyen pse në disa bileta fillimi i ndeshjes ndaj Danimarkës është në ora 18:00.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës do të zhvillohet sonte me fillim në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Kjo ndeshje fillimisht ishte paraparë të luhej nga ora 18:00, por për shkaqe teknike me vendim të UEFA-s termini i ndeshjes është zhvendosur në orën 19:00”, thotë FFK përmes një komunikate për media.

Në bileta për ndeshjen Kosovë – Danimarkë ora e ndeshjes ishte e shtypur gabim.

Si rrjedhojë kompania përgjegjëse për shitjen e biletave një numër të biletave i ka shtypur paraprakisht me orën e nisjes së ndeshjes në 18:00, prandaj luten qytetarët që ta kenë parasysh faktin se ndeshja do të nisë në orën 19:00, thotë FFK.