Fjalë Kyçe

Në mesjavë skuadra nga Gjilani e pret Llapin

Në mesjavë skuadra nga Gjilani e pret Llapin

Të mërkuren, Gjilani e pret Llapin në
ndeshjen e cila i takon javës XXI të Ipko Superligës, shkruan GazetaAlo.

Gjilani dhe Llapi do të luajnë të mërkuren më 6 mars nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Pas fitores ndaj Prishtinës në javën e kaluar, Llapi do tentoj të vazhdoj serinë pozitive të fitoreve.

Në ndeshjen e parë të këtij stinori të luajtur në Podujevë, Llapi e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-1. /GazetaAlo