Fjalë Kyçe

Nga ora 11:00 ndalohet qarkullimi dhe parkimi afër stadiumit “Fadik Vokrri”

Nga ora 11:00 ndalohet qarkullimi dhe parkimi afër stadiumit “Fadik Vokrri”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë,  ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të  automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia sot prej orës 11:00, do të ndërpres qarkullimin dhe ndaloj parkimin e të gjitha automjeteve në rrugët: Enver Zymberi dhe Rinia.

Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadionit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, Policia kërkon ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit  me vetura.