Fjalë Kyçe

Një i ftuar special në finalen e Kupës

Një i ftuar special në finalen e Kupës

Sonte është koha për të ndarë trofeun e dytë më të rëndësishëm të sezonit në futbollin kosovar.

Në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit zbresin Trepça ’89 dhe Feronikeli për të diskutuar Kupën e Kosovës, në finalen e madhe që luhet nga ora 20:45.

Për 89-shi triumfi do të kishte vlerë të dyfishtë, pasi që bashkë me Kupën do të vinte edhe Evropa, apo më saktësisht kualifikimet në Ligën e Evropës.

Në anën tjetër, fitorja eventuale e Feronikelit në Evropë do të dërgonte Prishtinën, si skuadra e dytë në tabelë.

Ekipet kanë premtuar se do të japin maksimumin për të fituar Kupën.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka zbuluar se në ‘Fadil Vokrri’ pritet që të ketë edhe mysafirë special.

“Kemi bërë ftesë për Qeverinë e Kosovës. Gjithashtu është i ftuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, por nuk dihet me siguri nëse do të ketë mundësi që të vijë”, ka thënë Eroll Salihu pak orë para ndeshjes për Zëri.info.

Kujtojmë se fituesi i Kupës do të shpërblehet me 30 mijë euro kurse skuadra tjetër i fiton 10 mijë euro.