Fjalë Kyçe

Një tjetër lojtar largohet nga Llapi

Një tjetër lojtar largohet nga Llapi

Klubi i Llapit ka njoftuar për ndërprerjen me konsensues të marrëveshjes me futbollistin Klodian Nuri, shkruan Gazeta Alo.

Ky është njoftimi i klubit llapjan.

Njoftim për shtyp nga KF Llapi:

Klubi njofton për ndërprerjen me konsensues të marrëveshjes me futbollistin Klodian Nuri.

Pas një diskutimi të përbashkët mes klubit dhe futbollistit, vendosëm që mos ta pengojmë futbollistin për arsye të tij personale i cili do ta vazhdoj karrierën diku tjetër.

Njëherit, pas përmbylljes së marrëveshjes së dyanshme, klubi falenderon Klodian Nurin për bashkëpunimin.