Fjalë Kyçe

Nuhi Krasniqi: Do të jemi ‘arrë e fortë’, për skuadrat e Superligës

Nuhi Krasniqi: Do të jemi ‘arrë e fortë’, për skuadrat e Superligës

Falë paraqitjeve mbresëlënëse në Ligën e Parë, skuadra e futsallit FC Prishtina 01 siguroi një biletë për të luajtur në elitën e Futsallit kosovar sezonin e ardhshëm.

Ndër lojtarët që kontribuuan në këtë sukses të jashtëzakonshëm të FC Prishtina 01 është edhe gardiani i portës Nuhi Krasniqi.

Numri një i skuadrës nga kryeqyteti në një prononcim ekskluziv për Gazetën Alo, është shprehur tejet i lumtur me këtë sukses.

“Ishte ndjenjë shumë e mirë por nuk ishte diqka e pa pritur duke e ditur cilësin dhe kualitetin e grupit të lojtarëve që kemi”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka folur edhe për synimet e skuadrës në superligë.

“Synimi i Prishtina 01 është të arrijm Play Offin dhe pse jo të dalim kampion në Superligë”.

“Besoj se do të ketë ndonjë përforcim në skuadër, por edhe përkundër kësaj me këtë fond të lojtarëve që kemi momentlaisht do të luftojmë për titullin kampion dhe do të jemi arrë shumë e fort për çdo kundështar në Superligë”, ka deklaruar portieri i FC Prishtina 01, Nuhi Krasniqi për Gazetën Alo.