Fjalë Kyçe

Nuhiu: Ardhja e Anglisë në Kosovë është historike

Nuhiu: Ardhja e Anglisë në Kosovë është historike

Atdhe Nuhiu ka deklaruar se ardhja e Anglisë në Kosovë është diçka historike.

Sulmuesi Atdhe Nuhiu shënoi golin e vetëm për Kosovën në humbjen 2:1 kundër Çekisë të enjten mbrëma në Plzen.

30 vjeçari ka mundësi të startojë edhe të dielën, kur Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Kombëtaren e Anglisë.

E ardhja e Anglisë në Kosovë sipas Nuhiut është diçka historike.

“Ardhja e Anglisë për të luajë në Kosovë është diçka e madhe, historike”, ka deklaruar Nuhiu, përcjell lajmi.net.

“Ne, në Prishtinë, do të festojmë që Kosova, me historinë e saj dhe edhe pse është vend i vogël, është duke qëndruar e fortë dhe do të luajë kundër Anglisë”, shtoi Nuhiu.