Fjalë Kyçe

Para një viti e përqafonte fort, por dje Gattuso e injoroi keq Bonuccin (VIDEO)

Para një viti e përqafonte fort, por dje Gattuso e injoroi keq Bonuccin (VIDEO)

Gennaro Gattuso është skualifikuar me një ndeshje për shkak të fjalëve ndaj arbitrave pas Superkupës së Italisë, ndaj Juventusit.

Trajneri i Milanit, edhe pse në konferencën për shtyp pas ndeshjes tha se nuk donte të përjashtohej në rast se komentonte episodet, sërish e ka pësuar.

Megjithatë, në fushën e blertë, në Xhedah, ajo që shumë ndoshta nuk e panë ose nuk i vunë rëndësi është momenti kur në pjesën e dytë, në disavantazh pas golit të Cristiano Ronaldos, një rivënie anësore do të kthehej skena e “takimit” me Leonardo Bonuccin.

Ish-futbollisti i Milanit për një sezon, që pasi u bë kapiten dhe u prit si mbret në Milanello, vendosi të rikthehej në Torino te Juventusi, në shpejtësi e sipër doli jashtë bashkë me topin dhe për t’u ndalur u mbajt te trajneri kuqezi.

E ndërsa mbrojtësi i Juventusit i vendosi duart dhe u përpoq ta përqafonte, përgjigjia që mori ishte emblematike: asnjë shikim në sy, thjesht shpërfillje dhe fëlliqje për mbrojtësin. Një gjest që tifozët kuqezi e kanë duartrokitur.