Fjalë Kyçe

“Pepe mund të startojë kundër Liverpool”

“Pepe mund të startojë kundër Liverpool”

“Ai po bën progres pozitivë”, Pepe mund të startojë kundër Liverpoolit

Ylli i Bregut të Fildishtë ende nuk ka startuar për Gunners por kjo gjendje mund të ndryshojë kur ata ta vizitojnë Liverpoolin të shtunën.

Unai Emery ka dhënë shënja se rekordi i kësaj vere të Arsenali, Nicolas Pepe mund të startojë për herë të parë në fanellë të Gunners në derbin e së shtunës në Premier Ligë kundër Liverpoolit.

“Gjëra më e rëndësishme është, si një person, për ta ndihmuar atë dhe familjen e tij që të ndihen komod këtu. Ai është këtu që tri javë duke punuar me ne”, tha Emery për Pepe.

“Ai nuk ishte me ne në ndeshje parasezonale por ka përparuar mirë. Për shembull, në ndeshjen e parë, ai luajti 15 minuta kundër Newcastle, pastaj 45 minuta kundër Burnley”.

“Mendoj se paraqitja e tij individuale është më e mirë. Të shtunën, ai është gati për më shumë minuta”.