Fjalë Kyçe

Pepe në Premier League, e kërkon ky klub

Pepe në Premier League, e kërkon ky klub

Klubi anglez, Wolves është i interesuar për mbrojtësin e Besiktas, Pepe.

Mbrojtësi portugez brenda pak ditësh pritet të largohet nga klubi turk.

“The Sun” shkruan se ‘Ujqërit’ kanë shprehur interesim për Pepe-n. Ish-mbrojtësi i Real Madridit, duket se karrierën do të vazhdojë në Premier League, në njërën ndër ligat më të forta në planet.

Siç raportohet, krerët e Wolves tashmë kanë kontaktuar agjentin e portugezit, të cilin skuadra angleze synon ta blejë në muajin janar.