Fjalë Kyçe

Përfundon takimi tri orësh Neymar – PSG, ky është vendimi i lojtarit

Përfundon takimi tri orësh Neymar – PSG, ky është vendimi i lojtarit

Neymar JR po vazhdon ta mbajë gjallë dramën që po i jep vëmendje të madhe, lidhur me të ardhmen e tij.

Emri i Neymar është i lidhur ngushtë me një rikthim të mundshëm tek Barcelona, por skuadra e tij PSG po bën të pamundurën për ta penguar.

Ylli brazilian i futbollit ishte kthyer sot në kampin e PSG, dhe aty duket se është takuar me drejtuesit e skuadrës.

‘Sport’ raporton se Neymar dhe PSG kanë përfunduar takimin e tyre. Braziliani është larguar pas tri orëve nga kampi duke njoftuar se nuk do të jetë pjesë e rigrupimit në Dresden.

Tashmë duket se është gjithçka në duart e Barcelonës dhe ofertës së tyre për PSG. Lojtari ka bërë të qartë dëshirën e tij.