Fjalë Kyçe

Plas sherri në zhveshtoren e Man Unitedit

Plas sherri në zhveshtoren e Man Unitedit

Lojtarët e zemëruar të Manchester Unitedit filluan të zihen mes vete në zhveshtore, pas disfatës turpëruese në ndeshjen kundër Evertonit, në xhiron e fundit të Premierligës.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer i mbajti lojtarët e tij në zhveshtore për më shumë se gjysmëfinale pas disfatës 4:0 të së dielës në ndeshjen kundër Evertonit. Më vonë, ai u kërkoi publikisht falje tifozëve për paraqitjen, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj, lojtarët filluan t’ia lënë fajin njëri-tjetrin teksa ziheshin dhe e përditshmja angleze, Daily Mail, raporton se zërat e tyre mund të dëgjoheshin edhe nga korridoret jashtë zhveshtores.

“Ne e lejuam trajnerin të flasë, stafi foli dhe ata e thanë të vërtetën”, tha Paul Pogba për Sky Sports të hënën.

“Ne nuk e respektuam veten, klubin apo tifozët. Ajo që e bëmë në fushë nuk është e respektueshme për bashkëlojtarët tanë, stafin, njerëzit, stafin, për të gjithë. Për punën e tyre, ata e vendosin jetën e tyre te ne”.

Zhgënjimi i madh për këtë paraqitje vazhdoi edhe dje, pasi që stafi dhe skuadra e analizoi në detaje, përmes videove, paraqitjen kundër Evertonit.

Në anën tjetër, trajneri Solskjaer dhe ndihmësi i tij, Mike Phelan, e organizuan një takim ku biseduan për ndryshimet që duheshin bërë këtë verë, pas gjashtë disfatave në tetë ndeshje.