Fjalë Kyçe

Postimi i vitit 2012 për Mourinhon mund të jetë fatal për Dele Alli

Postimi i vitit 2012 për Mourinhon mund të jetë fatal për Dele Alli

Jose Mourinho ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditës së djeshme, pasi u rikthye në menaxhim.

Tekniku portugez ka marrë drejtimin e Tottenham Hotspur, dhe menjëherë dje nisi stërvitjet me skuadrën.

‘Special One’ njihet si një trajner mjaft i ashpër, i cili nuk përton aspak të lë yjet e mëdha në stol, siç ndodhi me Kaka te Real Madrid apo Pogba te Manchester United, transmeton lajmi.net.

Fat të njëjtë mund ta pret edhe mesfushorin ofanziv Dele Alli, për shkak të një postimi të vitit 2012 për trajnerin e tij të ri.

Ai kishte thënë atëherë se Mourinho është i mbivlerësuar si trajner dhe se nuk do të punoj me të.

“Me siguri që nuk mund të jem i vetmi që mendon se Mourinho është i mbivlerësuar dhe shumë kokëfortë … thjesht ju bën të dukeni si menaxher i keq. Unë jam i kënaqur që nuk do të më duhet të punoj kurrë me të”, kishte shkruar ylli anglez.

Të shohim tani veprimin e Mourinhos.