Fjalë Kyçe

Prapaskenat dramatike të largimit të Robert Gjerajt nga Liria

Prapaskenat dramatike të largimit të Robert Gjerajt nga Liria

Prapaskenat dramatike të largimit të Robert Gjerajt nga Liria
April 15, 2019

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Robert Gjeraj ka qenë i ftuar në emisionin “90 Plus” në Zëri TV.

Gjeraj, i cili luan aktualisht te Besa e Pejës, ishte larguar në afatin kalimtar dimëror nga Liria.

Ndërkaq, Gjeraj ka zbuluar se ish-trajneri i Lirisë, Vincenzo Anesse i kishte kërkuar me ngulm largimin e tij nga Liria në dimër.

“Trajneri Anesse më kishte thënë se do largimin pasi do të vinin disa lojtarë të kualitetit të lartë”, tha Gjeraj në “90 Plus”.

“Kryetarit të klubit i kam thënë se nuk ka problem dhe se dua të vazhdoj të stërvitem me skuadrën, por që kjo nuk ndodhi pasi Anesse i kishte thënë kryetarit ‘ose unë, ose Roberti’ dhe kështu shkova te Besa, ku e falënderoj klubin pejan për hapjen e derës”, shtoi Gjeraj.