Fjalë Kyçe

Presidenti Hasani i dërgon mesazh solidarizues homologut francez, Masseglia

Presidenti Hasani i dërgon mesazh solidarizues homologut francez, Masseglia

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i ka dërguar të mërkurën mesazh solidarizues presidentit të Komitetit Olimpik të Francës, Denis Masseglia, me rastin e zjarrit që kaploi Katedralen Notre Dame, shkruan GazetaAlo

Imazhet që dolën nga zjarri që përfshiu monumentin 850-vjeçar, tronditën popuj të shumtë, që ndër shekuj e vizituan atë.

“Në emrin tim dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, shprehi solidarizimin e thellë me Lëvizjen Olimpike në Francë dhe gjithë popullin francez, me shpresën se do të gjejnë forcën dhe kurajën për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara”, thuhet në mesazhin e presidentit Hasani.

“E tërë Lëvizja Olimpike e Kosovës beson fuqishëm se falë solidaritetit në tërë botën dhe popullit të Francës, do ia dilni që deri në Lojërat Olimpike Paris 2024, kjo Katedrale të jetë e gatshme sërish për vizitorë”, thuhet më tej në mesazhin e presidentit të KOK-ut, Besim Hasani. /GazetaAlo