Fjalë Kyçe

Presidenti Hasani priti trajnerin me famë botërore

Presidenti Hasani priti trajnerin me famë botërore

sidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur të hënën trajnerin e notit me famë botërore, Genadijus Sokolovas, shkruan GazetaAlo.

Sokolovas ndodhet prej disa ditësh në Kosovë, ku po ligjëron në seminarin e FINA-s (Federata Ndërkombëtare e Notit), për nivelin e dytë të kursit për trajnerë të notit, në të cilin krahas trajnerëve nga Kosova, po marrin pjesë edhe trajnerë nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Britania e Madhe, Brazili etj.
Ish notari i njohur ka qenë drejtor i shkencave sportive, ku ka pasur rastin të punojë me elitën e notit, duke përfshirë kampionin e shumëfishtë Olimpik, Michael Phelphs.

Presidenti Hasani falënderoi mysafirin nga SHBA-të për edukimin që po e bënë për trajnerët në këtë kurs, duke shprehur mirënjohjen e thellë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Komitetit Olimpik të Kosovs për Federatën e Notit të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit presidenti Hasani kërkoi që bashkëpunimi i Federatës së Notit në Kosovë me ligjëruesin Sokolovas, të thellohet edhe më shumë gjatë këtij viti dhe bashkarisht edhe me Komitetin Olimpik të Kosovës t’i mundësohet Sokolovit të vijë sërish gjatë muajit tetor në vendin tonë për të vijuar edhe nivelin e tretë të trajnimit për trajnerë.

I pari i Lëvizjes Olimpike në Kosovë, Besim Hasani, e njoftoi Sokolovasin edhe me vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për të përkrahur edukimin në kampe jashtë vendit të trajnerëve të sporteve të ndryshme në Kosovë, si dhe me organizimin e kurseve për trajnerë dhe administratorë sporti.

Genadijus Sokolovas u shpreh mirënjohës për pritjen e bërë, duke shprehur përshtypjet e para se Kosova është vend me shumë talentë nëpër botë.

Ai foli për rëndësinë që ka organizimi i kursit të nivelit të dytë, në të cilin po e bartë përvojën e tij tek trajnerët e shumtë pjesëmarrës.

I pranishëm në takim ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës (FNK), Astrit Haliti. /GazetaAlo