Fjalë Kyçe

Pse zgjodhi Napolin para Milanit dhe PSG, tregon Lozano

Pse zgjodhi Napolin para Milanit dhe PSG, tregon Lozano

Ylli meksikan i futbollit, Hirving Lozano, ka dhënë disa detaje interesante lidhur me transferimin e tij tek Napoli.

Lozano mbronte ngjyrat e skuadrës së PSV Eindhoven, para se lojtari të kalonte në Serie A, gjatë kësaj vere.

Një numër i madh skuadrash u interesuan për shërbimet e lojtarit, përfshirë Milan, PSG e Atletico, por meksikani zgjodhi të kalonte tek Napoli.

Për vendimin e tij, lojtari ka treguar edhe arsyen e ‘fshehur’, e cila lidhet me trajnerin e skuadrës.

“Napoli kishte Ancelottin në bankë, plus unë isha i tërhequr edhe nga bukuria e qytetit. E dija karrierën e Ancelottit, ai është super trajner, por zbulova se është edhe person i dashur” ka thënë Lozano, transmeton lajmi.net.

“Kam një shtëpi afër Lorenzo Insigne. Vizitoj pjesë të ndryshme të qytetit dhe në pesë vite kontratë besoj se do ta njoh shumë mirë” ka thënë ndër të tjerash anësori meksikan.

Lozano ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2018, ku edhe fitoi vëmendjen e madhe të top skuadrave. Ai vazhdoi me të njëjtat paraqitje edhe me PSV, për të siguruar një transferim në Serie A.