Fjalë Kyçe

Ramadani: Nuk luajmë për fitore, por për kualifikim

Ramadani: Nuk luajmë për fitore, por për kualifikim

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, nuk ka premtuar fitore e as lojë të bukur, thjesht ka premtuar angazhim të lojtarëve sa për të kaluar raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Feroniklit i konvenojnë edhe barazime 0:0 dhe 1:1 për të kaluar tutje.

“Feronikeli do të luajë vetëm për ta kaluar raundin e parë eliminator, nuk do të kërkojë fitoren e as nuk do të mundohemi të luajmë lojë të bukur dhe pastaj të eliminohemi”.

“TNS-ja, nuk ka çfarë të humbë, kurse ne kemi të dy rezultatet në favorin tonë. Neve na intereson vetëm kualifikimi në raundin e dytë”, ka insistuar trajneri Ramadani, në konferencën për media të hënën.

Ai ka insistuar se Feronikeli ka kualitet dhe mund ta bëjë hapin e madh në ndeshjen e kthimit, duke vazhduar tutje në Ligën e Kampionëve pas barazimit në ndeshjen e parë.