Fjalë Kyçe

Rashica në garë për çmimin e madh në Bundesligë: Mund ta ndihmoni edhe ju duke e votuar

Rashica në garë për çmimin e madh në Bundesligë: Mund ta ndihmoni edhe ju duke e votuar

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është nominuar për çmimin ‘Lojtari i Muajit’ nëntor në Bundesligë.

Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me Weder Bremenin në Gjermani, pavarësisht se skuadra gjindet poshtë tabelës.

Sulmuesi vushtrrias numëron 12 paraqitje deri më tani në këtë sezon me Werderin në Bundesligë dhe Kupë, duke shënuar 8 gola dhe dhuruar 3 asistime.

Së fundmi Milot Rashica është nominuar edhe për çmimin ‘Lojtari i Muajit’ nëntor në Bundesligë dhe për të fituar këtë çmim mund t’i ndihmoni edhe ju, duke votuar në këtë LINK.