Fjalë Kyçe

Rasti që dëshmon se Messi nuk është lojtar vetjak

Rasti që dëshmon se Messi nuk është lojtar vetjak

Lionel Messi ka treguar formë të lartë në fitoren 0-3 të Barcelonës ndaj Eibarit në kuadër të javës së nëntë në La Liga. Ylli argjentinas shënoi një gol dhe bëri një asistim për Luis Suarezin në minutën e 66-të.

Kur jemi te asistimi i 32-vjeçarit, në atë rast e gjithë stadiumi ka duartrokitur vendimin e tij për të asistuar për uruguaianin. Messi kishte shansin që ta shënonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje, mirëpo vendosi të asistonte për Suarezin që shënoi lehtësisht në portën e Eibarit.

Argjentinasi golin e tij në ndeshje e realizoi në minutën e 58-të derisa tregoi se po rikthehet në formë nga lëndimi që e pësoi në filli të këtij sezoni. /Telegrafi