Fjalë Kyçe

Reagon presidenti i Vushtrrisë për ndeshjen, Vushtrria – Fushë Kosova

Reagon presidenti i Vushtrrisë për ndeshjen, Vushtrria – Fushë Kosova

Ndeshja e zhvilluar dje mes Vushtrrisë dhe Fushë Kosovës në kuadër të javës së 25-të në Ligën e Parë të Kosovës është përshkruar me tensione të shumta.

Skuadra vendase, Vushtrria, e fitojë këtë ndeshje me rezultatin minimal 1-0, por në fushë kishte tensione të shumta.

Pas ndeshjes, skuadra mysafire e Fushë Kosovës ka hedhur akuza të shumta në drejtim të skuadrës nikoqire, por edhe ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të organizimit të ndeshjes.

Por, presidenti i klubit të Vushtrrisë, Naser Imeri, në një pronocim për Gazetën Metro, ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se organizimi ka qenë në nivel.

“Organizimi nuk ka qenë i keq. Na vushtrriasit jemi pak temperament nganjëherë, megjithëse loja ka qenë e mirë dhe referimi ishte fer”, tha fillimisht Imeri për Gazetën Metro.

Në foto: Presidenti i Vushtrrisë, Naser Imeri.

“Në futboll gjithmonë paknaqësitë janë të humbsat. Ne kemi bërë lojë më të mirë edhe pse kishim karton të kuq”.

Më tej, ai ka deklaruar se skuadra e tij ka kualitet më shumë dhe se Fushë Kosova janë mësuar të i fitojnë ndeshjet duke u shtrirë në fushë, duke përmendur edhe një rast nga sezoni i kaluar.

“Organizimi ishte në nivel, akuzat janë të pabaza. Ne kemi kualitet më shumë se ata, por Fushë Kosova janë mësuar të fitojnë duke u shtrirë në fushë, por kjo tek nuk iu shit. Vitin e kaluar, Fusha Kosova me lojën që e ka bërë të paguar nga KEK-u na e ka humbur Superligën, pasi që gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë të shtrirë në fushë, por kësaj radhe nuk iu eci edhe pse kemi qenë të provokuar gjithmonë nga lojtarët e tyre me simulimet e tyre”, ka deklaruar presidenti i klubit të Vushtrrisë.

Ndryshe, Vushtrria vazhdon të mbetet lider në Ligën e Parë me 60 pikë pas 25 ndeshjeve.