Fjalë Kyçe

Real Madrid – Barcelona, statistikat dhe formacionet e mundshme

Real Madrid – Barcelona, statistikat dhe formacionet e mundshme

Real Madrid do ta mirëpresë sot me fillim nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu, në ndeshjën e kthimit të Copa Del Rey. (1-1 ndeshja e parë).

Real Madrid do të tentojë të arrijë finalen e Copa Del Rey, duke pasur avantazhin e ndeshjës së parë në Camp Nou, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

LAJMET NGA DY SKUADRAT:

Lajmi më i mirë për Real Madridin është se Sergio Ramos do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, pasi ishte në rrezik që të luaj shkaku i kartonave të verdhë.

Isco është rikthyer nga lëndimi dhe është stërvitur me shokët e skuadrës, mirëpo është lënë jashtë nga Santiago Solari për cështje taktikore.

Nga ana tjetër, skuadra e Barcelonës nuk do ta ketë në dispozicion mesfushorin Arthur, i cili ka pësuar një lëndim që në fillim të këtij muaji, ndërsa për ndeshjën e sotme nuk do të jetë i gatshëm.

FORMACIONET E MUNDSHME:

REAL MADRID: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Bale, Benzema, Vinicius

Barcelona: ​Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Rakitic, Busquets, Vidal; Messi, Suarez, Coutinho.

REKORDI KOKË MË KOKË:

Barca ka qenë në anën tjetër të një disfatë dërrmuese kundër rivalëve të tyre në vitet e fundit, me Los Blancos që fituan takimin e mëparshëm me dy ndeshje në Super Kupë me rezultat 5-1.

Real Madridi ende mburret me fitoret më të mëdha të El Clasico, me 95 fitore në 93 nga Barcelona në 238 takimet e tyre.