Fjalë Kyçe

Real Madrid mbyll me humbje para-sezonin

Real Madrid mbyll me humbje para-sezonin

Real Madridi nuk ka kaluar aspak momente të mira në ndeshjet parasezonale.

‘Los Blancos’ janë mposhtur edhe në ndeshjen e fundit testuese përpara fillimit të kampionatit 2019/20.

Skuadra e Zidane u mposht me penallti 5-4 nga Roma, pasi koha e rregullt përfundoi baras 2-2.

Katër golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, me Realin që kaloi dy herë në epërsi.

Marcelo (16′) dhe Casemiro (39′) realizuan për Realin, ndërsa Diego Perotti (34′) dhe Edin Dzeko (40′) shënuan oër vendasit.

Nga penalltia i vetmi që goditi gabim ishte Marcelo.